Ankthi është si një karrike lëkundëse: të jep diçka për të bërë, por nuk të çon shumë larg - Jodi Picoult Shënim paraprak: Të mëposhmet janë listuar vetëm për qëllim informimi dhe nuk duhet të përdoren në asnjë mënyrë për të diagnostikuar veten apo të tjerë. Nëse mendoni se keni shqetësime të tilla, ose njihni një person me këto shqetësime, klikoni këtu . Ne të gjithë e kemi aq të njohur atë ndjesinë sikur diçka e keqe do të ndodhë, atë ndjesinë e shqetësimit për të ardhmen, e cila është në fakt shumë e paqartë dhe nuk e kuptojmë pse apo nga na vjen. Shpesh, shoqëruar me këto ndjesi, ndjejmë edhe rrahje më të shpeshta të zemrës, nuk përqëndrohemi dot, apo siç thuhet dhe në një gjuhë më popullore, "nuk më mban vendi". Në raste edhe më të vështira, këto ndjesi na lenë pa gjumë gjithë natën ose mund të bëjmë një gjumë siç i themi "copa-copa". Ankthi është një nga ato emocione të cilat janë ndër më themeloret të qenies tonë. Ankthi në vetvete është një sinjal që ne na ...
Një blog me informacione, mendime, reflektime, dhe kërkime shkencore, mbi fushën e këshillimit psikologjik dhe psikoterapisë