... Individualiteti njerëzor ka nevojë për kushte të favorshme për t'u rritur "nga një rrënjë në një lis"... - Karen Horney Qysh kur kam nisur studimet për psikologji dhe deri tani (e besoj do të vazhdojë e më vonë) më ka rastisur të dëgjoj një mori mitesh, legjendash, keqkuptimesh e moskuptimesh (por sigurisht dhe të vërteta) mbi proçesin e këshillimit psikologjik dhe psikoterapisë. Shumë më kanë pyetur nëse arrij të lexoj mendje, të tjerë më kanë kërkuar nëse mund t'i "psikologjis", ose mund të jenë rezervuar sepse kanë menduar se jam duke i "analizuar". Madje edhe më kanë pyetur nëse janë "të çmendur". Sigurisht shumica e njerëzve kanë qenë tepër kuriozë dhe më kanë bërë pyetje të ndryshme mbi këshillimin psikologjik, dhe për ta përshkruar atë po e nis me disa mite të shpeshta: Të shkosh tek terapisti është njësoj si të flasësh me një shok/shoqe; Të shkosh tek terapisti do të thotë se je i/e çmendur; Këshillimi psikologj...
Një blog me informacione, mendime, reflektime, dhe kërkime shkencore, mbi fushën e këshillimit psikologjik dhe psikoterapisë