Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2020

Depresioni

  Ka disa plagë të cilat nuk duken në trup që janë më të thella dhe më të dhimbshme se çdo gjë që derdh gjak - Laurell K. Hamilton Shënim paraprak: Të mëposhmet janë listuar vetëm për qëllim informimi dhe nuk duhet të përdoren në asnjë mënyrë për të diagnostikuar veten apo të tjerë. Nëse mendoni se keni shqetësime të tilla, ose njihni një person me këto shqetësime, klikoni  këtu . Ndonjëherë na kapin disa ndjesi të cilat lidhen me një rënie humori të përgjithshme. Mund të ndihemi të lodhur, të pamotivuar, sikur kemi nevojë vetëm të flemë gjumë, të trishtuar, sikur kemi një re gri sipër kokës tonë. Shumë gjëra nuk na bëjnë përshtypje, madje edhe gjëra që ne zakonisht i shijojmë ose mund të kemi pasion, si ndeshjet e ekipit të zemrës apo shëtitjet buzë detit. Edhe socializimi dhe të dalët me shoqërinë fillojnë të na duken si diçka pothuajse e pamundur; e vetmja gjë që duam në ato momente është të rrimë vetëm, të izoluar diku në dhomën tonë.  Depresioni, në aspektin klinik, ...