Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2019

Qasja konjitive-bihejvjorale (njohëse-sjellore)

Njeriu shqetësohet jo nga gjërat, por nga mënyra si i merr ai ato - Albert Ellis Nëse debatet kundër psikoanalizës rreth mesit të shekullit të kaluar patën rezultat, ai ishte lindja e një orientimi të ri teorik mbi këshillimin dhe psikoterapinë. Orientimi konjitiv-bihejvjoral ishte përfundimi i disa zhvillimeve filozofike dhe të mendimit psikologjik asokohe. Bihejvjorizmi kishte nisur të merrte një hov të madh fillimisht si një shkollë mendimi e kërkimit shkencor mbi sjelljen njerëzore. Vetë fjala bihejvjorizëm përkthehet në sjellje. John Watson, Ivan Pavlov, B. F. Skinner, e të tjerë, në mënyrë të pavarur, punuan për dekada të tëra për të hedhur dritë mbi natyrën e sjelljes njerëzore dhe dolën në teoritë e tyre me parimet e kushtëzimit klasik dhe kushtëzimit veprues. Parimet bihejvjoriste nisën të aplikoheshin dhe në fushat e trajtimit të shqetësimeve psikologjikë, sidomos tek fobitë dhe frikërat. Shkolla kognitive i ka rrënjët e saj në filozofinë stoiciste, sipas së cilës...

Psikoanaliza

Psikoanaliza është, në thelb, një kurë nëpërmjet dashurisë - Sigmund Freud Çdo qasje ndaj natyrës njerëzore priret të ketë kundërshti, por nëse flasim për teorinë më kontroverse të mendjes, këtë trofe e mban pa asnjë fije dyshimi teoria psikoanalitike, e themeluar nga Sigmund Freud. Supozimet e Freud patën një efekt shpërthyes sa i përket debateve mbi funksionimin e mendjes njerëzore, dhe këto debate vazhdojnë edhe sot . Kundërshtitë ndaj teorisë së Freud nisën me idenë se njeriu që në lindje është një qenie seksuale, vazhduan më pas me hedhjen poshtë të pavetëdijes si strukturë e psikikës, e për të vazhduar në ditët e sotme nëse teoritë e tij janë shkencërisht të vlefshme ose jo. Pavarësisht të gjithave, një gjë është e sigurtë: Sigmund Freud ka merita të jashtëzakonshme dhe të pamohueshme në kuptimin që ne kemi sot për mendjen, shëndetin mendor, psikopatologjitë, individin, shoqërinë.  Para se të vazhdoj me historinë e psikoanalizës (për të cilën në fakt do të nevoji...