Kërkimet e reja shkencore hedhin dritë mbi ndikimin psikologjik të COVID-19
Ndërkohë që pandemia e COVID-19 vazhdon nëpër botë, duke sjellë pasiguri, frikë, humbje, izolim, vuajtje, njerëzit e kanë gjetur veten pjesë të një traume kolektive. Situatat e tilla si kjo e COVID-19 që sjellin trauma kolektive mund të sjellin mjaft pasoja psikologjike, marrëdhënore, fiziologjike dhe spirituale për njerëzit. Pandemia vijon të prekë jetët e miliona njerëzve, ndërkohë kërkimet përpiqen të kuptojnë impaktin e pandemisë dhe mënyrat se si të zvogëlohen pasojat e veta negative që vijnë si përgjigje ndaj saj.
Që prej fillimit të pandemisë COVID-19 në 2019, kërkimet kanë treguar një shumëllojshmëri efektesh në shëndetin mendor të përjetuara në përgjigje të saj. Disa prej tyre janë stresi, depresioni, ankthi, ndjenjat e panikut, ndjenjat e pashpresshmërisë, frustrimi, dëshpërimi, dhe problemet me mendimet dhe sjelljet vetëvrasëse. pagjumësi, irritueshmëri, rraskapitje emocionale, zi, dhe simptoma të stresit traumatik. Megjithëse impakti i COVID-19 është specifik, individual dhe bazuar në një sërë faktorësh (p.sh., kohëzgjatja e karantinës, faktorët e riskut, historia e traumave, historia e shëndetit mendor, etj.) disa prirje për shëndetin mendor janë shfaqur në popullatën e përgjithshme.
Sipas një artikulli publikuar së fundmi nga Serafini dhe kolegët, megjithëse ka ndryshime në përgjigjen ndaj pandemisë së COVID-19, janë disa reagime psikologjike të përbashkëta në popullatën e përgjithshme. Këto reagime përfshijnë frikë intensive dhe të pakontrolluar ndaj infektimit, ankth i përgjithësuar, frustrim, mërzitje, dhe vetmi ekstreme. Kuptohet që këto pasoja psikologjike ndikojnë negativisht në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së individit. Por Serafini dhe kolegët shprehen se rezilienca e individit dhe mbështetja sociale mund të jenë faktorë që i ndihmojnë njerëzit të përshtaten ndaj kësaj situate.
Gjetjet e fundit të Serafinit dhe kolegëve japin fakte të reja të mënyrës se si ka ndikuar pandemia e COVID-19. Ato paraqesin një panoramë të shëndetit mendor të njerëzve dhe hapat që mund të ndërmerren për të rritur ndërgjegjësimin mbi këto pasoja dhe mënyrat se si të minimizohet impakti si në nivel individual ashtu edhe atë shoqëror. Ata shprehen se impakti psikologjik i pandemisë duhet parë si një prioritet i shëndetit publik për të minimizuar pasojat në shëndetin mendor të njerëzve.
Ky artikull është marrë dhe përkthyer nga: https://www.psychologytoday.com/intl/blog/lifting-the-veil-trauma/202009/the-psychological-impact-covid-19.
Shënim: Nëse ju (ose dikush që njihni) ndieni se keni nevojë për ndihmë ose këshillim psikologjik, mos hezitoni të kontaktoni në nr. tel. +3556353610, ose në email almirxhangolli@gmail.com
Comments
Post a Comment