Paragjykimet dhe stigmat ndaj shëndetit mendor, kërkimit të ndihmës profesionale, dhe këshillimit psikologjik
Të vetmit njerëz normalë janë ata që nuk i njeh mjaftueshëm - Alfred Adler Para disa ditësh isha në një piceri duke pritur të merrja picën time. Në lajme ishte një kronikë mbi shëndetin mendor në Shqipëri. Një djalë përmendi një rast në Itali ku një nënë kishte vrarë foshnjën e saj dy muajshe (pa ditur detaje, mund të hamendësoj prej depresionit pas lindjes, i quajtur ndryshe depresioni post-partum), dhe një djalë tjetër e shau këtë gruan në një mënyrë agresive dhe të tmerrshme, dhe që besoj se mund ta merrni me mend se ç'tha. Doja të ndërhyja por isha tepër i uritur dhe do të ishte debat i kotë besoj. Sigurisht që humbja e jetës është gjithmonë tragjike, për më tepër e një fëmije. Sidoqoftë ndjeva një neveri në ato momente. Megjithatë, për fat të keq depresioni post-partum është një shqetësim i rëndë dhe që duhet trajtuar, dhe nuk mund të shihet një grua që vuan si kriminele dhe nuk i meriton gjykime të tilla. Pargjykimet janë një fenomen i njohur, secili prej nesh...