Skip to main content

Posts

Impakti Psikologjik i COVID-19

Kërkimet e reja shkencore hedhin dritë mbi ndikimin psikologjik të COVID-19 Ndërkohë që pandemia e COVID-19 vazhdon nëpër botë, duke sjellë pasiguri, frikë, humbje, izolim, vuajtje, njerëzit e kanë gjetur veten pjesë të një traume kolektive. Situatat e tilla si kjo e COVID-19 që sjellin trauma kolektive mund të sjellin mjaft pasoja psikologjike, marrëdhënore, fiziologjike dhe spirituale për njerëzit. Pandemia vijon të prekë jetët e miliona njerëzve, ndërkohë kërkimet përpiqen të kuptojnë impaktin e pandemisë dhe mënyrat se si të zvogëlohen pasojat e veta negative që vijnë si përgjigje ndaj saj. Që prej fillimit të pandemisë COVID-19 në 2019, kërkimet kanë treguar një shumëllojshmëri efektesh në shëndetin mendor të përjetuara në përgjigje të saj. Disa prej tyre janë stresi, depresioni, ankthi, ndjenjat e panikut, ndjenjat e pashpresshmërisë, frustrimi, dëshpërimi, dhe problemet me mendimet dhe sjelljet vetëvrasëse. pagjumësi, irritueshmëri, rraskapitje emocionale, zi, dhe simptoma të st...
Recent posts

Depresioni

  Ka disa plagë të cilat nuk duken në trup që janë më të thella dhe më të dhimbshme se çdo gjë që derdh gjak - Laurell K. Hamilton Shënim paraprak: Të mëposhmet janë listuar vetëm për qëllim informimi dhe nuk duhet të përdoren në asnjë mënyrë për të diagnostikuar veten apo të tjerë. Nëse mendoni se keni shqetësime të tilla, ose njihni një person me këto shqetësime, klikoni  këtu . Ndonjëherë na kapin disa ndjesi të cilat lidhen me një rënie humori të përgjithshme. Mund të ndihemi të lodhur, të pamotivuar, sikur kemi nevojë vetëm të flemë gjumë, të trishtuar, sikur kemi një re gri sipër kokës tonë. Shumë gjëra nuk na bëjnë përshtypje, madje edhe gjëra që ne zakonisht i shijojmë ose mund të kemi pasion, si ndeshjet e ekipit të zemrës apo shëtitjet buzë detit. Edhe socializimi dhe të dalët me shoqërinë fillojnë të na duken si diçka pothuajse e pamundur; e vetmja gjë që duam në ato momente është të rrimë vetëm, të izoluar diku në dhomën tonë.  Depresioni, në aspektin klinik, ...

Çrregullimet e Ankthit

Ankthi është si një karrike lëkundëse: të jep diçka për të bërë, por nuk të çon shumë larg - Jodi Picoult Shënim paraprak: Të mëposhmet janë listuar vetëm për qëllim informimi dhe nuk duhet të përdoren në asnjë mënyrë për të diagnostikuar veten apo të tjerë. Nëse mendoni se keni shqetësime të tilla, ose njihni një person me këto shqetësime, klikoni  këtu . Ne të gjithë e kemi aq të njohur atë ndjesinë sikur diçka e keqe do të ndodhë, atë ndjesinë e shqetësimit për të ardhmen, e cila është në fakt shumë e paqartë dhe nuk e kuptojmë pse apo nga na vjen. Shpesh, shoqëruar me këto ndjesi, ndjejmë edhe rrahje më të shpeshta të zemrës, nuk përqëndrohemi dot, apo siç thuhet dhe në një gjuhë më popullore, "nuk më mban vendi". Në raste edhe më të vështira, këto ndjesi na lenë pa gjumë gjithë natën ose mund të bëjmë një gjumë siç i themi "copa-copa". Ankthi është një nga ato emocione të cilat janë ndër më themeloret të qenies tonë. Ankthi në vetvete është një sinjal që ne na ...

Qasja konjitive-bihejvjorale (njohëse-sjellore)

Njeriu shqetësohet jo nga gjërat, por nga mënyra si i merr ai ato - Albert Ellis Nëse debatet kundër psikoanalizës rreth mesit të shekullit të kaluar patën rezultat, ai ishte lindja e një orientimi të ri teorik mbi këshillimin dhe psikoterapinë. Orientimi konjitiv-bihejvjoral ishte përfundimi i disa zhvillimeve filozofike dhe të mendimit psikologjik asokohe. Bihejvjorizmi kishte nisur të merrte një hov të madh fillimisht si një shkollë mendimi e kërkimit shkencor mbi sjelljen njerëzore. Vetë fjala bihejvjorizëm përkthehet në sjellje. John Watson, Ivan Pavlov, B. F. Skinner, e të tjerë, në mënyrë të pavarur, punuan për dekada të tëra për të hedhur dritë mbi natyrën e sjelljes njerëzore dhe dolën në teoritë e tyre me parimet e kushtëzimit klasik dhe kushtëzimit veprues. Parimet bihejvjoriste nisën të aplikoheshin dhe në fushat e trajtimit të shqetësimeve psikologjikë, sidomos tek fobitë dhe frikërat. Shkolla kognitive i ka rrënjët e saj në filozofinë stoiciste, sipas së cilës...

Psikoanaliza

Psikoanaliza është, në thelb, një kurë nëpërmjet dashurisë - Sigmund Freud Çdo qasje ndaj natyrës njerëzore priret të ketë kundërshti, por nëse flasim për teorinë më kontroverse të mendjes, këtë trofe e mban pa asnjë fije dyshimi teoria psikoanalitike, e themeluar nga Sigmund Freud. Supozimet e Freud patën një efekt shpërthyes sa i përket debateve mbi funksionimin e mendjes njerëzore, dhe këto debate vazhdojnë edhe sot . Kundërshtitë ndaj teorisë së Freud nisën me idenë se njeriu që në lindje është një qenie seksuale, vazhduan më pas me hedhjen poshtë të pavetëdijes si strukturë e psikikës, e për të vazhduar në ditët e sotme nëse teoritë e tij janë shkencërisht të vlefshme ose jo. Pavarësisht të gjithave, një gjë është e sigurtë: Sigmund Freud ka merita të jashtëzakonshme dhe të pamohueshme në kuptimin që ne kemi sot për mendjen, shëndetin mendor, psikopatologjitë, individin, shoqërinë.  Para se të vazhdoj me historinë e psikoanalizës (për të cilën në fakt do të nevoji...

Paragjykimet dhe stigmat ndaj shëndetit mendor, kërkimit të ndihmës profesionale, dhe këshillimit psikologjik

Të vetmit njerëz normalë janë ata që nuk i njeh mjaftueshëm - Alfred Adler Para disa ditësh isha në një piceri duke pritur të merrja picën time. Në lajme ishte një kronikë mbi shëndetin mendor në Shqipëri. Një djalë përmendi një rast në Itali ku një nënë kishte vrarë foshnjën e saj dy muajshe (pa ditur detaje, mund të hamendësoj prej depresionit pas lindjes, i quajtur ndryshe depresioni post-partum), dhe një djalë tjetër e shau këtë gruan në një mënyrë agresive dhe të tmerrshme, dhe që besoj se mund ta merrni me mend se ç'tha. Doja të ndërhyja por isha tepër i uritur dhe do të ishte debat i kotë besoj. Sigurisht që humbja e jetës është gjithmonë tragjike, për më tepër e një fëmije. Sidoqoftë ndjeva një neveri në ato momente. Megjithatë, për fat të keq depresioni post-partum është një shqetësim i rëndë dhe që duhet trajtuar, dhe nuk mund të shihet një grua që vuan si kriminele dhe nuk i meriton gjykime të tilla.  Pargjykimet janë një fenomen i njohur, secili prej nesh...

Proçesi i këshillimit psikologjik dhe psikoterapisë

... Individualiteti njerëzor ka nevojë për kushte të favorshme për t'u rritur "nga një rrënjë në një lis"... - Karen Horney Qysh kur kam nisur studimet për psikologji dhe deri tani (e besoj do të vazhdojë e më vonë) më ka rastisur të dëgjoj një mori mitesh, legjendash, keqkuptimesh e moskuptimesh (por sigurisht dhe të vërteta) mbi proçesin e këshillimit psikologjik dhe psikoterapisë. Shumë më kanë pyetur nëse arrij të lexoj mendje, të tjerë më kanë kërkuar nëse mund t'i "psikologjis", ose mund të jenë rezervuar sepse kanë menduar se jam duke i "analizuar". Madje edhe më kanë pyetur nëse janë "të çmendur". Sigurisht shumica e njerëzve kanë qenë tepër kuriozë dhe më kanë bërë pyetje të ndryshme mbi këshillimin psikologjik, dhe për ta përshkruar atë po e nis me disa mite të shpeshta: Të shkosh tek terapisti është njësoj si të flasësh me një shok/shoqe; Të shkosh tek terapisti do të thotë se je i/e çmendur; Këshillimi psikologj...